Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Bungaj të Mirditës, ku një 60-vjeçar ka goditur qëllimisht me makinë një të moshuar. Policia thotë se ka ndaluar personin e dyshuar, i cili është 60-vjeçari me Mhill Gega. Sipas policisë, këta dy persona kanë pasur konflikt me njëri-tjetrin përpara se të ndodhte përplasja e qëllimshme me makinë, që i ka marrë jetën 68-vjeçarit.
Policia Mirditë/ Informacion paraprak Rreth orës 13:00 ,në fshatin Bungaj, Mirditë shtetasi M. G., 60 vjeç, ka goditur me automjetin e tij tip "Benz " shtetasin M.Gj.,68 vjeç, banues në fshatin Bungaj, Mirditë, ku për pasojë ka gjetur vdekjen. Nga shërbimet e Policisë Mirditë është kapur shtetasi M. G., dhe shoqëruar në Komisariatin e Policisë Mirditë, bashkë me automjetin për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes. Comments are closed.
|
Kategorite
All
Arkivi
February 2021
Copyright studiojaime 2020. Te gjitha te drejtat jane te rezervuara. |
Copyright © 2020