Një gjykatë në Itali ka vendosur që të lërë në burg 36-vjeçaren Elona Kalesha pasi dyshohet se është autorja e vrasjes së ish-vjehrrit e vjehrrës së saj, Shpëtim dhe Teuta Pasho. Sipas vendimit të gjykatës, e reja është person me rrezikshmëri të lartë dhe po të lirohet nga burgu mund të kryejë sërish krim. Mediat italiane raportojnë se 36-vjeçarja e kishte futur në kurth çiftin, duke i vrarë barbarisht.
Në dosjen hetimore thuhet se ajo ka vrarë prindërit e ish-të dashurit, Taulant Pashos, i cili ndodhet në një burg në Zvicër. Taulant Pasho nuk po hetohet për momentin. Në dosje theksohet se Elona e kishte joshur çiftin Pasho në shtëpinë e saj, shumë pranë qendrës historike të Firences, me një justifikim. Pasi i kishte pritur në shtëpi, çifti kishte rënë në gjumë. Elona mendohet se ka sulmuar fillimisht Shpëtimin me një thikë 8 centimetra të gjatë. Më pas ka rrahur dhe mbytur Teutën. Për më tepër, pas krimit, Elona thuhet se nxiti vajzën e çiftit, Vitore Pashon që të gënjente për apartamentin, duke deklaruar se herën e fundit ata kishin qëndruar në shtëpinë e saj. Më herët ka pasur raportime se Elona e mbante Vitoren nën presion, pasi e dinte se ajo kishte një aferë me një burrë të martuar. Comments are closed.
|
Kategorite
All
Arkivi
February 2021
Copyright studiojaime 2020. Te gjitha te drejtat jane te rezervuara. |
Copyright © 2020