E diela ishte një ditë me një bilanc tragjik në rrugët e Shqipërisë.
Më së shumti, aksidenti me tragjik ishte ai i mbrëmjes në aksin Elbasan-Bradashesh në hyrje te këtij qyteti. 9 persona mbeten të plagosur, nga të cilët 5 u desh të marrin ndihmë të specializuar në spitalin rajonal të Elbasanit. Fatkeqësisht 36 vjecari Kledis Deda, banues ne fshatin Katund i Ri ndërroi jetë. Ai ishte pasagjer në një makinë tip “GOLF” kabriole që drejtohej nga vajza me iniciale F.B. 29 vjece. Makina e tyre u përplas me një furgon pasagjeresh të linjës Korcë-Tiranë. Automjeti u shkaterrua plotësisht teksa dyshohet se ka qënë me shpejtësi të madhe dhe ka bërë parakalim të gabuar. Nuk dihet nëse drejtuesja e mjetit e cila ka marrë dëmtime të rënda, po është jashtë rrezikut, është apo jo gruaja e viktimes. Gjithsesi ajo është arrestuar nga policia per veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”. Viktima Klevis Deda ishte i martuar dhe kishte një vajzë të vogël 2 vjece. Comments are closed.
|
Kategorite
All
Arkivi
March 2021
Copyright studiojaime 2020. Te gjitha te drejtat jane te rezervuara. |
Copyright © 2020