Detaje të reja janë zbuluar nga vetëvrasja e Gjergj Selimit në burgun e Peqinit ditën e sotme.
Mësohet se Selimi nuk kishte shfaqur shenja depresioni e gjithashtu ai nuk kishte asnjë problem shëndetësor. Shokët e qelisë kanë bërë me dije se kohët e fundit ai ishte shprehur se ishte braktisur nga familja dhe të afërmit, e gjithashtu i druhej një hakmarrjeje kur të dilte nga burgu. Gjergji Selimi, të cilit i kishin mbetur dhe vetëm dy vite burg, pasi ishte gjetur fajtor për akuzën e vrasjes. Kanë qenë gardianët e burgut ata që kanë konstatuar trupin e pajetë të të dënuarit, ndaj të cilit gjykata kishte dhënë një dënim prej 20 vitesh. Ndërkohë ka nisur hetimi lidhur me shkaqet që e kanë çuar të dënuarin drejt vetëflijimit Comments are closed.
|
Kategorite
All
Arkivi
March 2021
Copyright studiojaime 2020. Te gjitha te drejtat jane te rezervuara. |
Copyright © 2020