Lajmi i kryeministrit Edi Rama për sigurimin e 500 mijë dozave të para të vaksinës Pfizer, për nënkryetarin e LSI është një mashtrim.Petrit Vasili, në një reagim në “Facebook”, tha se sipas planit të Ramës, shqiptari i fundit do të vaksinohet në 2030.
“Vaksina me tollon, rroftë mashtruesi global! Dikush i tha lider global, por në të vërtetë është një mashtrues global! Mos shpërdoroni 1 janarin me këtë mashtrues, që shkon drejt humbëtirës, drejt asgjëkundit. Lëreni mashtruesin global të bëjë luftëra imagjinare me Europën, që ka parë plot mashtrues të tillë. Lëreni mashtruesin të gënjejë veten se tjeterkënd nuk gënjen dot. Mashtruesi global ka një ide “interesante”, do të vaksinojë popullin me gënjeshtra dhe shqiptarin e fundit do ta vaksinojë në 2030, lëreni ta bëjë. Mashtruesi këtë di të bëjë, të mashtrojë. Dhe qytetarët atë gjë duhet të bëjnë, ta largojnë.” Comments are closed.
|
Kategorite
All
Arkivi
February 2021
Copyright studiojaime 2020. Te gjitha te drejtat jane te rezervuara. |
Home |
About |
Services |
Menu |
Contact |
Copyright © 2015