Pas disa orë kërkimesh, polumbarët e mbërritur nga Tirana, kanë arritur që të gjejnë dhe të nxjerrin nga ujërat e lumit Drino, trupat e pajetë të punonjësve të OSHEE-së, që humbën jetën mesnatën e së martës në Gjirokastër.
Trupat e Selfo Kallfës 52 vjeç dhe Ismet Isarajt, 60 vjeç u nxorën pas më shumë se dy orë kërkimi. Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Kordhocë të Gjirokastrës dhe mësohet se dy elektriçistët po shkonin të riparonin një defekt. Në një njoftim për shtyp, policia bën me dije se ngjarja e rëndë ka ndodhur në momentin që dy punonjësit e OSHEE në përpjekje për të kaluar lumin me makinë, fatkeqësisht janë marrë nga rrjedha. “Rreth orës 00:30, në shtratin e lumit Drino, një automjet të OSHEE-së, në përpjekje për të kaluar lumin, e ka marrë rrjedha e lumit dhe për pasojë kanë humbur jetën dy elektricistët që ndodheshin në mjet, shtetasit I. I., 64 vjeç dhe S. K., 52 vjeç banues në Gjirokastër. Trupat e të dy shtetasve u nxorën nga polumbarët e RENEA-s”, thuhet në njoftimin e policisë Comments are closed.
|
Kategorite
All
Arkivi
February 2021
Copyright studiojaime 2020. Te gjitha te drejtat jane te rezervuara. |
Copyright © 2020