Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim një mjek i cili akuzohet për sulm seksual ndaj të miturve.
Në njoftimin e saj, policia e Kosovës kërkon ndihmën e qytetarëve për vendndodhjen e Ramadan (Feriz) Sopajt nga Komuna Malishevë. Ndaj Sopajt rëndojnë dy akuza; ‘Keqpërdorim seksual i personave nën moshën 16-vjeçe’ dhe ‘Sulm seksual’. Mjeku kosovar i cili ka punuar si mjek familje në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare ‘Shpëtim Robaj’ në Malishevë, është arrestuar në vitin 2018 për ngacmim seksual ndaj një 15-vjeçare. Sopaj ishte akuzuar dhe për vepra tjera penale, ku mes muajit gushtit të vitit 2017 dhe prillit të vitit 2018, ai dyshohet se kishte shfrytëzuar postin e tij me qëllim përfitim në mënyrë të kundërligjshme Comments are closed.
|
Kategorite
All
Arkivi
March 2021
Copyright studiojaime 2020. Te gjitha te drejtat jane te rezervuara. |
Copyright © 2020