Shqiptari kapet me 39 kg drogë në makinë, momenti kur “pastori gjerman” gjen kanabisin (Video)1/17/2021
Antidroga e Epirit ka sekuestruar sasinë prej afro 39 kg kanabis në aksin që lidh doganën e Qaf Botës me Igumenicën.Sipas Departamentit të Antidrogës, lënda narkotike ndodhej në një automjet me targa greke, që drejtohej prej një shtetasi shqiptar,tashmë i arrestuar prej policisë. Për gjetjen e lëndës narkotike u përdor edhe qeni i policisë,pasi agjentët thanë se ajo ishte fshehur me kujdes në shasinë e automjetit prej të arrestuarit. Prej kontrollit në banesën e tij në Athinë,u gjet edhe një peshore elektronike si dhe një palë targa,të cilat dyshohet se janë të vjedhura. I arrestuari dhe materialet në ngarkim të tij do të dërgohen në gjykatë për masë sigurie. Comments are closed.
|
Kategorite
All
Arkivi
March 2021
Copyright studiojaime 2020. Te gjitha te drejtat jane te rezervuara. |
Copyright © 2020