Moska është e gatshme për të sjellë vaksinën “Sputnik-V” edhe në Shqipëri.Ambasada e Rusisë në Tiranë ka njoftuar qeverinë shqiptare se Rusia ka marrë autorizimin për të negociuar me vendet të cilat janë të interesuara të sigurojnë vaksinën kundër koronavirusit. postimi në Facebook i ambasadës ruse i drejtohet Endri Fugës, drejtor i komunikimit në Kryeministri. Por objektivi i kreut të qeverisë shqiptare është tjetër, teksa në fillim të dhjetorit ishte në SHBA ku takoi bosin e “Pfeizer”, Albert Burla.
Postimi i plotë i ambasadës ruse në Tiranë I nderuar z. Endri Fuga, Ju bëjmë me dije se Fondi Rus i Investimeve Direkte (https://rdif.ru/Eng_Index/) është autoruzuar të zhvillojë negociata me vendet, të cilat janë të interesuara për të blerë vaksinat kundër COVID-19.Nuk kemi dyshime se Rusia është e gatshme të sjellë vaksinën e saj “Sputnik-V” edhe në Shqipëri.Vaksinimi me “Sputnik-V” tashmë filloi në Rusi dhe në Argjentinë, ndërkohë më shumë se 50 vende kanë aplikuar për të blerë 1,2 miliard dozë të preparatit.Në çdo rast, e përsërisim informacionin e postuar më parë për karakteristikat dhe avantazhet e saj në krahasime me një serë vaksinash të tjera. Comments are closed.
|
Kategorite
All
Arkivi
March 2021
Copyright studiojaime 2020. Te gjitha te drejtat jane te rezervuara. |
Copyright © 2020