Ka shkuar në 6 numri i vajzave që kanë përfunduar në spital si pasojë e rrjedhjes së gazit në një shkollë jopublike në Kryeqytet.
Një pakujdesi njerëzore mund të jetë arsyeja e rrjedhjes së gazit në shkollën jopublike në Tiranë si pasojë e së cilës lënduan katër nxënëse.Sasia e gazit të lëshuar ka qenë e madhe dhe ka shkaktuar probleme në frymëmarrje në disa prej vajzave. Aroma u ndie edhe në rrugë dhe në ambientet e jashtme. Mësohet se bëhet fjalë për gaz të lëngshëm 'propan butan' që përdoret kryesisht për sistemet e ngrohjes por sjell pasoja jo të vogla. Ndërkohë që prindër të shumtë kanë mbërritur në shkollë të shqetësuar për shëndetin e fëmijëve të tyre. Comments are closed.
|
Kategorite
All
Arkivi
February 2021
Copyright studiojaime 2020. Te gjitha te drejtat jane te rezervuara. |
Copyright © 2020