Milva Ekonomi merr “Bujqësinë”
Kryeministri Edi Rama ka përzgjedhur Bledi Çuçin për postin e ministrit të ri të Brendshëm pas dorëheqjes së Sandër Lleshajt. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Kryeministri Edi Rama përmes një statusi në rrjetet sociale, ku shkruan se emrin e Çuçit e ka dërguar për dekretim tek Presidenti Ilir Meta. Bledi Çuçi mban aktualisht detyrën e ministrit të Bujqësisë. Me transferimin nga ky post ministror, në vend të tij Kryeministri rikthen në qeveri Milva Ikonomin, të cilën e ka përzgjedhur si ministre të Bujqësisë. “Sot do të dërgoj për dekretim nga Presidenti, Bledi Çuçin si ministër të brendshëm dhe Milva Ikonomin si ministre bujqësie; dy bashkëpunëtorë të përkushtuar në çdo detyrë që kanë kryer këto vite, me integritet, profesionalizëm dhe kulturë qytetare e politike të padyshimtë”, shkruan Rama në Twitter. Comments are closed.
|
Kategorite
All
Arkivi
February 2021
Copyright studiojaime 2020. Te gjitha te drejtat jane te rezervuara. |
Copyright © 2020