Një 27-vjeçar shqiptar mbeti viktimë e një atentati me armë zjarri në Patras të Greqisë. Mediat greke raportojnë se humbi jetën Mario Mataj. Ai u qëllua me plumb në kokë të hënën pasdite. I riu ishte mjaft i njohur në qytet, me një lidhje të gjerë shoqërore, ndoshta edhe sepse punonte prej një kohe të gjatë në restorant.Si fillim 27-vjeçari u dërgua në spital, ku u luftua për ta mbajtur në jetë, por mjekët nuk ja dolën.Dyshohet që të përfshirë në konflikt të jenë shqiptarë të tjerë. Shtyp grek ka zbardhur edhe një incident që ka ndodhur disa ditë më parë, sipas të cilëve, vëllai i 27-vjeçarit kishte mbetur i plagosur në një përleshje me thikë. Mario Metaj ka qenë person me precedent penal në vendin tonë. Ai është arrestuar në vitin 2012 gjatë aksionit "Sfida 2" së bashku me 8 persona të tjerë në Vlorë si pjesë e një bande që grabiste kazinotë dhe pikat e basteve në qytetin bregdetar Comments are closed.
|
Kategorite
All
Arkivi
February 2021
Copyright studiojaime 2020. Te gjitha te drejtat jane te rezervuara. |
Home |
About |
Services |
Menu |
Contact |
Copyright © 2015