“Presidenti ka ikur nga trutë”/ Meta: Do kërkoj ligj për të kontrolluar psiqikisht Kryeministrin2/22/2021
Nga Vlora, presidenti Ilir Meta deklaroi se në votimet e 25 prillit do të ketë pjesëmarrje historike.
Ai paralajmëroi se cilido që do të tentojë të pengojë shqiptarët për të mos votuar, duhet “të lidhë kokën me peshqir”, pasi sipas tij, e gjithë Shqipëria do ngrihet në këmbë. “Me pasaporta, me karta, me shpata shqiptarët do shkojnë të votojnë më 25 prill, kjo histori ka përfunduar. Kushdo që do t’i demoralizojë, të lidhë kokën me peshqir. Pjesëmarrja do jetë historike. Shqipëria do ngrihet më këmbë. Shqiptarët e kanë kuptuar se fuqia e tyre është vota. Vota është e drejta e pronës, e drejta për punë, e drejta për të përballuar një jetë me dinjitet, për t’u përfshirë nga pikëpamja sociale dhe ekonomike. Çdo përpjekje për të demoralizuar shqiptarët është e dështuar. Të gjithë të shkojnë dhe të votojnë për të ardhmen europiane të Shqipërisë, për dinjitetin e tyre, kundër shpopullimit të Shqipërisë. Është një dramë e madhe”, tha Meta. Comments are closed.
|
Kategorite
All
Arkivi
February 2021
Copyright studiojaime 2020. Te gjitha te drejtat jane te rezervuara. |
Home |
About |
Services |
Menu |
Contact |
Copyright © 2015