Një person i armatosur ka hapur zjarr me armë ndaj forcave të policisë. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Zavalinë të Elbasanit.
Tvklan.al mëson se policia shkoi për të shoqëruar të dyshuarin Josif K. pas një vendimi gjykate. Por, sapo ai ka parë policinë, ka qëlluar me armë në drejtim të tyre dhe më pas u largua. Nga të shtënat me armë nuk ka persona të lënduar. Drejt vendngjarjes janë nisur Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe RENEA. Mësohet se i dyshuari Josfi K. është arratisur drejt pyllit të fshatit dhe është i armatosur. Informacioni paraprak i Policisë Elbasan: Më datë 24.12.2020, forcat e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan kanë shkuar në fshatin Selte, Elbasan, për kontroll banese, me vendim Gjykate, në banesën e shtetasit J. K., pasi dyshohej se dispononte armë zjarri pa leje. Comments are closed.
|
Kategorite
All
Arkivi
March 2021
Copyright studiojaime 2020. Te gjitha te drejtat jane te rezervuara. |
Copyright © 2020