Policia e Shtetit ka vendosur një shpërblim prej 10 mijë eurosh për këdo që ka informacione që do të çonin në lokalizimin dhe më pas kapjen e të shumëkërkuarit, Talo Çela.
Me një njoftim për mediat, policia kërkon ndihmën e qytetarëve për të kapur Çelën, i cili është shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar. Talo Çela është i dyshuar si i përfshirë në super-grabitjen që ndodhi në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas, ku u morën rreth 6 milion euro. Po ashtu ai dyshohet edhe si autor i vrasjes së vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia, ngjarje e ndodhur më 27 prill të këtij viti, te tregu i makinave, në qytetin e Durrësit. Talo Çela është person i shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar, pasi Gjykata për Krimet e Renda Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja e punonjësit të policisë” kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, “Vjedhja me armë e kryer në bashkëpunim”, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe “Vrasja me paramendim, kryer në bashkëpunim”. "Për çdo informacion që i shërben kapjes së këtij personi, qytetarët të telefonojnë në numrin e celularit 069 41 06 823, si dhe në numrin pa pagesë 112 apo në Komisariatin Dixhital, duke iu garantuar anonimat të sigurt", – thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit. Comments are closed.
|
Kategorite
All
Arkivi
March 2021
Copyright studiojaime 2020. Te gjitha te drejtat jane te rezervuara. |
Copyright © 2020