Një 42-vjeçar ka ndërruar jetë në mënyrë tragjike pasi banesa e tij është përfshirë nga flakët. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Vërdovë të Pogradecit mëngjesin e kësaj të hëne. Mësohet se viktima është 42-vjeçari Nardi Xhukellari, i cili jetonte i vetëm në katin e dytë të kësaj banese. Policia ka njoftuar se në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor dhe shërbimet e zjarrfikëses. Gjithashtu po punohet për të përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes Comments are closed.
|
Kategorite
All
Arkivi
March 2021
Copyright studiojaime 2020. Te gjitha te drejtat jane te rezervuara. |
Copyright © 2020