Pesë gra janë vrarë në Jemenin e shkatërruar nga lufta, pasi një predhë shpërtheu në një dasmë të mbajtur ditën e Vitit të Ri në qytetin Hodeidah.
Qeveria dhe rebelët Huthi fajësuan njëri-tjetrin për sulmin e së premtes. Si pasojë e këtij shpërthimi, mbetën të plagosur shtatë përsona, mes të cilëve ishin edhe fëmijë.Gjenerali Sadek Douid, përfaqësuesi i qeverisë në një komision të përbashkët të sponsorizuar nga OKB, dënoi sulmin, duke e konsideruar “një krim të neveritshëm të kryer nga Huthis kundër civilëve”.Kujtojmë se më 4 dhjetor, tetë njerëz u vranë në sulmet me bombë në një kompleks industrial në Hodeida. Ministri i Jashtëm Ahmed bin Mubarak tha se: “Qeveria është e vendosur të përmbushë detyrat e saj dhe të punojë për të rivendosur stabilitetin. Ky sulm terrorist nuk do ta na pengojë për të vijuar punën.” Comments are closed.
|
Kategorite
All
Arkivi
March 2021
Copyright studiojaime 2020. Te gjitha te drejtat jane te rezervuara. |
Copyright © 2020