Dita e parë e viti 2021 do të jetë me diell!
Kështu thuhet në parashikimin e motit për javën që po vjen.Ditën e premte pritet rikthimi i diellit në vend edhe pse temperaturat do të jenë të acarta. Kjo javë parashikohet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Reshjet e shiut do të jenë prezente gjatë gjithë javës me përjashtim të ditës së premte ku moti parashikohet të jetë kryesisht i kthjellët. Në lartësinë mbi 300 metra në verilindje dhe mbi 800 metër në juglindje dhe lindje reshjet do të jenë në formën e dëborës. Dita e fundit e viti 2020 parashikohet të jetë e vranët dhe reshje shiu me intensitet mesatar, në pasdite gradualisht reshjet do të humbasin intensitet duke marrë karakter lokal. Dita e parë e viti 2021 parashikohet të ketë mot kryesisht të kthjellët por të ftohtë. Temperaturat e mëngjesit do të jenë në vlera negative në pjesën më të madhe të vendit. Era parashikohet të jetë kryesisht nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 1-10m/sek, e cila ditën e hënë dhe ditën e martë do të jetë më intensive ku në zonën veriore dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës parashikohen stuhi ere me shpejtësi deri në 20-28m/sek. Comments are closed.
|
Kategorite
All
Arkivi
March 2021
Copyright studiojaime 2020. Te gjitha te drejtat jane te rezervuara. |
Copyright © 2020