Presidenti Ilir Meta përsëriti qëndrimin e tij se ndryshimi për Shqipërinë do të vijë pas zgjedhjeve të 25 prillit.Gjatë një takimi me studentët ekselentë në Korçë, Meta tha se zëri i të rinjve duhet të dëgjohet më shumë. “Duhet të bëjmë çdo përpjekje për të mbështetur rininë dhe për të ndalur shpopullimin e Shqipërisë. Të dëgjojmë zërin e tyre, t’u japim çdo shans, t’u krijojmë çdo mundësi dhe të rritim pjesëmarrjen e të rinjve në çdo nivel përfaqësimi. Është koha të bashkojmë të gjithë forcat dhe energjitë, për një qëllim të përbashkët: ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa, të rikthejmë besimin e shpresën tek të rinjtë dhe tek të gjithë qytetarët, për të ndërtuar këtu të ardhmen e sigurtë europiane. Unë besoj fort tek demokracia. Demokracia është fuqia e popullit. Forca e popullit qëndron tek vota dhe referendumi i 25 prillit është një mundësi historike për të hapur një epokë të re të ndryshimit të madh për të rinjtë.”
Comments are closed.
|
Kategorite
All
Arkivi
February 2021
Copyright studiojaime 2020. Te gjitha te drejtat jane te rezervuara. |
Home |
About |
Services |
Menu |
Contact |
Copyright © 2015