Myslim Lika mbeti i plagosur sot në Mamurras, pas një atentati. Ai po kthehej nga ceremonia mortore e motrës së tij, e cila dy ditë më parë u vetëvra me armë gjahu në banesën e saj. 60-vjeçari është vëllai i shtetases A Sh., 59 vjeçe, e cila i dha fund jetës së saj për motive të panjohura mbrëmjen e 26 janarit.Policia e Kurbinit në një informacion paraprak bëri me dije se “më datë 26.01.2021,rreth orës 22:20, në banesën e saj në Mamurras, Kurbin është vetëvrarë dyshohet me armë gjahu shtetasja A Sh.,59 vjeçe”.sakaq, sot, Myslim Lika u plagos me 3 plumba dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën në spitalin e Traumës në Tiranë.Nga policia po hetohet pista e hakmarrjes. Djali i tij është arrestuar nën akuzë për vrasjen e dyfishtë, kryer në bashkëpunim, ngjarje e ndodhur rreth një vit më parë.Po ashtu, Myslim Lika në vitin 2000, në muajin prill, sipas akuzës që i ishte ngritur, u dënua me 25 vite burg pasi qëlloi me breshëri kallashnikovi mbi Gëzim Çelikun, bashkëpronari i firmës “Friul Alba” dhe administratorin italian Luciano Bortolusi. Gëzim Çeliku mbeti i vdekur në vend, ndërsa Bortolusi është plagosur në atë ngjarje.Lika u shpall fajtor dhe ka qenë i dënuar me 25 vite burg për vrasjen dhe plagosjen e ndodhur 24 vite më parë.
Comments are closed.
|
Kategorite
All
Arkivi
March 2021
Copyright studiojaime 2020. Te gjitha te drejtat jane te rezervuara. |
Copyright © 2020