Drejtuesit lokalë të bashkive veriperëndimore në Greqi kërkojnë rihapjen e pikës kufitare Krystallopigi-Kapshticë.
Zëvendës Guvernatori i Follrinës Ioannis Kiose, me pjesëmarrjen e Kryetarit të Komunës së Prespës Panagiotis Paschalidis, Drejtorit të Doganave të Krystaloping Anastasios Kosmas dhe Presidentit të Komunitetit Lokal Vassi Kallistapis vendosën t’i drejtohen me kërkesë institucioneve. Saktësisht kërkesa do i dërgohet Organizatës Greke Kombëtare të Shëndetit Publik (EODY) si dhe disa Ministrive, me arsyetimin se bllokon hyrjen në Greqi të kamionëve e mallrave.Prej 20 nëntorit Greqia ka mbyllur totalisht Pikën Kufitare të Krystallopigisë duke lejuar vetëm daljet. Comments are closed.
|
Kategorite
All
Arkivi
March 2021
Copyright studiojaime 2020. Te gjitha te drejtat jane te rezervuara. |
Copyright © 2020