I caktuar nga kreu i PD Basha si drejtues politik për Qarkun e Korçës,nênkryetari i kësaj force politike Edmond Spaho, është prezantuar sot me strukturat e deges lokale te Korçës.
Spaho i cili rikthehet serish ne Qarkun e Korces,pas përfaqësimit të Elbasanit,u shpreh optimist për fitoren e thellë të opozitës në 25 prill. Deputet i disa legjislaturave në Korçë, Spaho e vlerêsoi kandidimin në këtë qark si nder dhe pergjegjesi per te punuar qe te arrihen dhe tejkalohen objektivat qe PD i ka vene vetes në betejên elektorale të 25 prillit,e cila është vendimtare për fatet e vendit. "Ne strukturat e Korces kam gjetur angazhim shume te madh dhe motivim si asnjëherë tjetër. Ne si force politike kemi misionin per ta shpetuar vendin nga kjo e keqe qe e ka kapur prej 8 vitesh vendin dhe qe po e con ne humnere ,duke shkaterruar ekonomine,mbyllur bizneset dhe duke larguar qytetaret nga vendi u shpreh Spaho për mediat." Objektivi i Pd,vijoi Spaho, eshte qe te dale force e pare politike në Korçë dhe nivel kombëtar,për të qeverisur vendin me pêrgjegjshmëri dhe përdorur pushtetin jo për vete,por për qytetarët e varfëruar,vjedhur dhe zhgënjyer nga sekti i Rilindjes. Qarku i Korçës do të jetë një nga dy qarqet pilot ku do të aplikohet votimi dhe numërimi elektronik,për të cilin Spaho u shpreh se Pd eshte dakordesuar qe ky proces te mbahet ne dy qarqe dhe KQZ duhet të angazhohet maksimalisht që te mundesoje realizimin teknik te tij. Edmond Spaho,si drejtues politik i PD nê Qarkun e Korçës do të kryesojë listën e kandidatëve për deputetë të kësaj force politike e cila ende nuk është definuar nga lideri demokrat Basha. Në zgjedhjet e 25 prillit,përballë Edmond Spahos,një nga figurat më me integritet dhe profesionalizëm të së djathtës,do të jetë ministri aktual i mbrojtjes Niko Peleshi,i cili dy vite pas shkarkimit të bujshëm nga posti i ministrit të bujqësisë,ku dështoi si askush tjetër dhe proçedimit penal për futjen nê vend të pesticideve vdekjeprurëse,u rikthye nga Rama nê kabinet dhe ju besua drejtimi i socialistëve të Korçës,të cilët sekti i Rilindjes i përjashtoi nga gjithçka sjell pushteti. Comments are closed.
|
Kategorite
All
Arkivi
March 2021
Copyright studiojaime 2020. Te gjitha te drejtat jane te rezervuara. |
Copyright © 2020