Dy banorë të fshatit Libofshë të Fierit janë arrestuar nga Policia në aksin Pogradec – Korçë, pasi në makinën e tyre u gjetën 4 kg kanabis që kishin në plan ta shisnin. Policia ishte vënë në ndjekje të dy personave që kishin qënë më parë të dënuar, njëri 44 vjeç me iniciale E.M dhe tjetri 50 vjeç me iniciale P.SH.
Policia e Korçës njoftoi se nën drejtimin e Prokurorisë të Rrethit, ka goditur një rast të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve. Si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i E.M, 44 vjeç, banues në Libofshë të Fierit, i dënuar më parë për krime kundër jetës të kryera me dashje dhe P.Sh, 50 vjeç, edhe ai nga Libofsha,i dënuar për ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve. Comments are closed.
|
Kategorite
All
Arkivi
March 2021
Copyright studiojaime 2020. Te gjitha te drejtat jane te rezervuara. |
Copyright © 2020