Skandali me listat e zgjedhësve,mbi 1 mijë votues jetojnë në ndërtesën e Universitetit,mbi 600 tek Muzeu i Artit Mesjetar. Filo dhe Pendavinji mbushin shtëpitë me votues.
Kandidati i PD të Korçës Andrea Mano denoncon maskaradën me listat e zgjedhesve,duke akuzuar bashkine e Korçës se po tenton të manipulojë proćesin zgjedhor. Dosja me parregullsite e listave do ti shkoje SPAK dhe ambasades amerikane. Në një konference per shtyp Mano u shpreh se nga evidentimi i listes paraprake te zgjedhesve, rezulton qe qindra qytetare jane vendosur si banues ne shtepite e personave me te cilet nuk kane lidhje familjare apo njohje,duke i konsideruar keto shkelje si krim zgjedhor. Sipas tij, edhe ne shtëpine e Sotiraq Filos dhe deputetit socialist Ilir Pendavinji figurojnê të rregjistruar disa persona dhe familje të cilët realisht nuk banojnê në këto ndêrtesa. Shqetesuese e cilesoi Mano edhe faktin qe mbi 1 mijë qyetare te tjere figurojne banues ne godinen e Universitetit,dhjetra në Shtepine e Foshnjes dhe mbi 600 në Muzeun e Artit Mesjetar. Sipas Manos jane evidentuar nje numer i madh qyetaresh te cileve ju eshte zhvendosur vendbanimi ne qytete te tjera ,apo anetare te se njejtes familje,mbi 300 raste të dokumentuara, të cilët jane shperndare ne qendra te ndryshme votimi. Andrea Mano i ka bere thirrje kryetarit te bashkise dhe Prefektit te marrin situaten ne dore dhe te saktesojne listat e zgjedhesve. Ndërsa ka apeluar punonjësit e bashkisë që të zbatojnë ligjin dhe të mos bëhen palë me organizatorêt e manipulimit të zgjedhjeve,pêr të cilêt do tê flasê drejtêsia dhe askush nuk do të guxojê t'i mbrojë nga abuzimi me ligjin. Comments are closed.
|
Kategorite
All
Arkivi
March 2021
Copyright studiojaime 2020. Te gjitha te drejtat jane te rezervuara. |
Copyright © 2020