Reshjet e borës me intesitet të ulët kanë përfshirë gjatë mbrëmjes të gjithë juglindjen. Bora nuk ka sjellë probleme për qarkullimin e mjeteve dhe akset nacionale që lidhin Korçën me Kolonjën,Kapshticën dhe Qafë Thanën qarkullohen normalisht.
Të kalueshme normalisht janë edhe akset drejt fshatrave turistikë të Dardhës dhe Voskopojës. Grupet e punës dhe mjetet e kompanive kontraktore janë pozicionuar në Dishnicë,Dardhë,Qafë Plloçë,Gorricë dhe Qafën e Qarrit dhe janë në gatishmëri për të ndërhyrë në rast të pêrkeqêsimit të motit dhe shtimit të reshjeve. Sinoptikanët kanë parashikuar reshje të dobêta bore deri në orën 02 të së enjtes. Comments are closed.
|
Kategorite
All
Arkivi
March 2021
Copyright studiojaime 2020. Te gjitha te drejtat jane te rezervuara. |
Copyright © 2020