Ka zgjatur pak minuta kërcënimi i një të riu i cili u mbyll në një dyqan dhe kërcënonte se do të shpërthente një bombul gazi në lagjen Isa Boletini në qytetin e Vlorës.
Ka qenë policia dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë që kanë bërë të mundur neutralizimin e të riut me gaz lotsjellës. Pavarësisht negociatave ai nuk pranoi të dilte nga dyqani ku ishte izoluar. FNSH ndërhyri forcërisht duke shembur derën për ta arrestuar. 30-vjeçari, i cili u kërkoi të gjithëve të largohen, sipas dëshmitarëve kishte probleme mendore dhe prej disa ditësh kurohej nga mjekët. Sipas tyre, ai kishte halucionacione se do e vrisnin me snajper nga pallati përballë por deri më tani nuk ka ende një version zyrtar për ngjarjen. Comments are closed.
|
Kategorite
All
Arkivi
March 2021
Copyright studiojaime 2020. Te gjitha te drejtat jane te rezervuara. |
Copyright © 2020