Kjo është 36-vjeçarja Elona Kalesha që akuzohet për vrasjen e Shpëtim dhe Teuta Pashos në vitin 2015 në Itali. Misteri rreth vrasjes së çiftit vërtitet rreth vajzës nga Durrësi, e cila në atë kohë ishte e fejuara e djalit të tyre, Taulantit. Mediat italiane kanë bërë publike të reja dhe tregojnë mënyrën se si autoritetet kanë rënë në gjurmët e Kaleshës. Janë disa dëshmitarë që thonë se e kanë parë asokohe 36-vjeçaren të dilte nga një shtëpi e marrë me qira me disa valixhe me disa shenja gjaku. Kujtojmë që trupat e pajetë të çiftit Pasho u gjetën në disa valixhe të copëtuara. E reja nga Durrësi u arrestua sot dhe ndaj saj rëndon akuza e vrasjes, fshehjes dhe copëtimit të kufomave. Kalesha është marrë në pyetje nga autoritetet. Sipas “La Republica” deri më ajo tani ka zgjedhur të heshtë. Taulant PashoKy qëndrim i tyre në Itali ishte për të takuar djalin, Taulantin, i cili do të dilte nga burgu. Njëra nga vajzat ka deklaruar se Teuta Pasho i kishte thënë që do të përgatiste një ëmbëlsirë për lirinë e të birit. Sipas tyre kjo është një ndër arsyet se pse vajzat nuk dyshuan kurrë se çifti ishte larguar me vetëdije. Sipas dëshmisë së Vittoria-s në ditën e zhdukjes kanë marrë një telefonatë nga një numër anonim. Ajo ka thënë se një zë femre pretendonte që të ishte e ëma dhe thoshte se do të largohej. Por menjëherë pas kësaj, vajzat kanë bërë denoncimin në polici pasi ishin të sigurta që femra pas telefonit nuk ishte nëna e tyre. Së fundmi, në media flitet për një debat që mund të ketë pasur në fund të Tetorit Elona me Shpëtim dhe Teuta Pashon. Shtëpia e 36-vjeçares është kontrolluar disa herë në të shkuarën, por atje nuk janë gjetur elementë që mund ta fajësojnë. Një vit më vonë në 2016-ën, e reja ndahet nga Taulant Pasho. Në vitin 2018, ajo largohet nga shtëpia pas një urdhri të gjykatës. Sipas mediave, marrëdhënia mes të fejuarës dhe bashkëshortëve ka qenë shumë e afërt. Mes tyre ka pasur takime dhe telefonata në vazhdimësi. Comments are closed.
|
Kategorite
All
Arkivi
February 2021
Copyright studiojaime 2020. Te gjitha te drejtat jane te rezervuara. |
Home |
About |
Services |
Menu |
Contact |
Copyright © 2015