Ish-kreu i Këshillit të Qarkut Kukës, Abedin Oruçi është përplasur fizikisht me policinë, duke lënë të plagosur 5 efektivë.
Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se gjatë këtij momenti, Oruçi ka bërë rezistencë, duke tentuar të nxjerrë edhe armën. Oruçi ishte shpallur në kërkim dhe incidenti me forcat e policisë ka ndodhur ndërsa ai po tentonte të largohej nga vendngjarja. Abedin Oruçi ishte shpallur në kërkim pasi akuzohej nga Prokuroria e Kukësit për 3 vepra penale: kanosje për shkak të detyrës, evazion fiskal dhe ndërtim pa leje. Në Kukës, Abedin Oruçi është një emër i njohur, pasi ka garuar në zgjedhjet vendore si kandidaturë e Bindjes Demokratike vitin e kaluar dhe po ashtu ka qenë kreu i Këshillit Bashkiak në Kukës nën siglën e aleatëve të PD dhe PDIU-së Comments are closed.
|
Kategorite
All
Arkivi
March 2021
Copyright studiojaime 2020. Te gjitha te drejtat jane te rezervuara. |
Copyright © 2020