Në mbledhjen e sotme të qeverisë janë miratuar disa vendime nga Këshilli i Ministrave, mes të cilëve edhe për rekrutimet në administratë. Sipas vendimit, për vitin që sapo ka nisur, numri i vendeve vakante të planifikuara për rekrutim është 705. Në vendim jepen edhe kategoritë. Departamenti i Administratës Publike ngarkohet për zbatimin e vendimit.
VENDIMI I PLOTE Vendim për planin vjetor të pranimit për vitin 2021 në institucionet e administratës shtetërore, pjesë të shërbimit civil. Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 18, të ligjit nr.152/2013, “Për nëpunësin civil”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave Vendosi: Numri i vendeve vakante të planifikuara për rekrutim gjatë vitit 2021 është, gjithsej, 705 (shtatëqind e pesë), të ndara sipas kategorive të mëposhtme: a) Për Trupën e Nëpunësve Civilë të Nivelit të Lartë Drejtues 4; b) Për kategorinë e mesme drejtuese 60; c) Për kategorinë e ulët drejtuese 169; ç) Për kategorinë ekzekutive 472. Grupet e administrimit të përgjithshëm dhe të posaçëm në kategorinë ekzekutive janë, si më poshtë vijon: – Shkenca juridike; – Audit i brendshëm; – Shkenca ekonomike; – Shkenca ekonomike/juridike; – Shkenca shoqërore; – Shkenca sociale; – Histori-filologji; – Shkenca mjekësore; – Veterinari; – Agronomi; – Shkenca biologjike dhe të ngjashme me to; – Kimi; – Shkenca mjedisore ose të tjera të përshtatshme; – Shkenca inxhinierike; – Arkitekturë; – Arkeologji dhe restaurime; – Arte të bukura; – Gjeodezi; – Shkenca ekzakte; – Shkenca edukimi; – Mësuesi; – Arsim i lartë ushtarak/policor; – Arsim i lartë. Institucionet e administratës shtetërore, ku planifikohen vendet vakante gjatë vitit 2021, janë sipas lidhjes nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij. Ngarkohet Departamenti i Administratës Publike, në cilësinë e njësisë përgjegjëse, për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”. Comments are closed.
|
Kategorite
All
Arkivi
March 2021
Copyright studiojaime 2020. Te gjitha te drejtat jane te rezervuara. |
Copyright © 2020