Nje kambist ne qytetin e Korces eshte grabitur per te katerten here.Ngjarja ka ndodhur mengjesin e sotem ne qytetin e Korces. Familjaret e kambistit jane perleshur me grabitesit, te cilet kane mundur te kapet njeri prej tyre.Nga perplasja fizike kane mbetur te plagosur kambisti dhe djali i kambistit, po keshtu edhe nje nga grabitesit. Nderkohe policia eshte ne ndjekje te dy grabitesve te tjere te cilet munden te largoheshin se bashku me canten e parave te grabitura.
Korçë/Injoftimi policise Më datë 11.01.2021, rreth orës 06:10, në lagjen nr. 1, në rrugën e "Bilbilave", Korçë, tre persona dyshohet se nën kërcënimin e armës i kanë vjedhur me dhunë shtetasit Sh. M., me profesion kambist, një sasi lekësh para banesës së tij. Reagimi i menjëhershëm i Policisë, bëri të mundur ndalimin e njërit prej autorëve të dyshuar të ngjarjes, i cili ndodhet aktualisht për ndihmë mjekësore në Spitalin e Korçës, pasi ka marrë lëndime gjatë përplasjes fizike me kambistin dhe forcat e policisë, ku ka tentuar të shmangë kapjen nga ana e tyre. Ndërsa po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të tjerë, të cilët kanë mundur të largohen me shpejtësi nga vendngjarja me një automjet. Nga ana e Policisë janë ngritur pika kontrolli, po bëhet krehja e zonës si edhe po kryhen veprime të tjera hetimore, të cilat do të ndihmojnë në zbardhjen e sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes Comments are closed.
|
Kategorite
All
Arkivi
February 2021
Copyright studiojaime 2020. Te gjitha te drejtat jane te rezervuara. |
Home |
About |
Services |
Menu |
Contact |
Copyright © 2015