Policia belge ka goditur një bandë shqiptare të drogës, e cila vepronte prej vitesh në zona të ndryshme, duke kryer trafik të paligjshëm të lëndëve narkotike.
Mediat belge njoftojnë se gjatë kontrolleve nëpër shtëpi, u arrestuan 11 persona dhe u gjetën afërsisht 100,000 euro, si dhe 20 kg kokainë, me një vlerë prej 1 milion eurosh. Organizata kriminale shqiptare ishte e vendosur në Grimbergen dhe prej andej organizonte transportin e drogës, që destinacion final kishte kryesisht Italinë. Droga fshihej kryesisht në hapësira të fshehura në automjete. Një nga të dyshuarit jetonte në Antwerp, njëri në Bruksel dhe të tjerët në Halle-Vilvoorde. Gjatë aksionit policor, njëri nga të dyshuarit u plagos rëndë kur u përpoq të ikte përgjatë çative dhe ra në tokë. I dyshuari u dërgua në spital dhe është në rrezik për jetën. Policia gjithashtu konfiskoi disa automjete. Disa muaj më parë, në prill, pronari shqiptar i një picerie u vra në Grimberg të Strombeek. Autori, një shqiptar 35 vjeç, u arrestua po atë mbrëmje. Dyshohet se ngjarja ndodhi për larje hesapesh për çështjet e drogës, por nuk është e qartë nëse ekziston një lidhje me organizatën kriminale që u shkatërrua ditët e fundit. Banda shqiptare akuzohet për trafik kokaine në një flotë kamionësh të pajisur me ndarje të fshehta. Comments are closed.
|
Kategorite
All
Arkivi
March 2021
Copyright studiojaime 2020. Te gjitha te drejtat jane te rezervuara. |
Copyright © 2020