President i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan bëri këtë të enjte vaksinën kundër koronavirusit në spitalin e Ankarasë.
Në një postim në “Twitter”, lideri turk postoi foto nga momenti i vaksinimit. Ai iu drejtua gazetarëve, teksa po largohej nga spitali se deri më tani në të gjithë Turqinë, rreth 256,000 njerëz kanë marrë dozat e para të vaksinës. “Ne synojmë të vaksinojmë të gjithë qytetarët tanë sa më shpejt që të jetë e mundur” tha Erdogan, duke shtuar se gati 30 milionë doza të tjera vaksinash do të vijnë nga Kina.Vaksinimi masiv për mijëra punonjës të kujdesit shëndetësor në të gjithë Turqinë filloi orët e para të së enjtes. Comments are closed.
|
Kategorite
All
Arkivi
March 2021
Copyright studiojaime 2020. Te gjitha te drejtat jane te rezervuara. |
Copyright © 2020