Një aksident rrugor ku është përfshirë edhe një minibus me pasagjerë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele në Elbasan. Mësohet se një makinë tip Volkswagen kabriole është përplasur me minibusin në aksin rrugor Elbasan-Bradashesh.
Për pasojë janë plagosur gjithsej shtatë persona të cilët janë transportuar menjëherë për në spital. Pesë prej tyre ishin pasagjerë të autobusit, ndërsa dy të tjerët janë shoferja e makinës Volkswagen dhe pasagjeri. Aksidenti ka shkaktuar radhë të gjata makinash në të dy krahët e saj, por policia thotë se ka bërë të mundur zhbllokimin e saj. Tashmë i mbetet autoriteteve që të përcaktojnë shkakun e këtij aksidenti Comments are closed.
|
Kategorite
All
Arkivi
March 2021
Copyright studiojaime 2020. Te gjitha te drejtat jane te rezervuara. |
Copyright © 2020