Filiali i një banke në zonën e "Rrugës Bardhyl" është grabitur sot rreth orës 13:40 në kryeqytet.
Policia thotë se autori ka qenë i vetëm dhe ka kërcënuar me armë punonjëset e filialit. Pasi ka marrë paratë, autori raportohet se është larguar me shpejtësi. Nuk dihet ende shuma e grabitur. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet. Blutë bënë me dije në njoftimin paraprak, se në të gjitha hyrje-daljet e Tiranës, janë ngritur pika kontrolli, si dhe janë shtuar shërbimet, ku po behet krehja e zonës për të kapur autorin e dyshuar. "Rreth orës 13:40, në rrugën “Bardhyl”, një shtetas ende i paidentifikuar dyshohet nën kërcënimin e armës, ka vjedhur një shumë parash në një filial të dhënies së kredive dhe është larguar me shpejtësi. Në të gjitha hyrje-daljet e Tiranës, janë ngritur pika kontrolli, si dhe janë shtuar shërbimet ku po behet krehja e zonës. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin e autorëve", – thuhet në njoftimin e policisë Vijon..... Comments are closed.
|
Kategorite
All
Arkivi
February 2021
Copyright studiojaime 2020. Te gjitha te drejtat jane te rezervuara. |
Copyright © 2020