![]() E pabesueshme ajo që ka ndodhur në Greqi. Shqiptari më I famshëm në këtë vend, Alket Rizai, personazh I cili njihet për më tepër për arratisjet spektakolare nga burgu, është kapur teksa lëvizte me një BMW me dy persona të tjerë, një emer I njohur në Greqi sidomos për jetën e natës dhe një shqiptar tjetër I kërkuar për vepra të rënda penale.
Deri këtu nuk ka asgjë të habitshme, përvec faktit se Alket Rizai mendohej se ishte në burg nisur edhe nga rrezikshmëria e tij. Sipas mediave greke, makina tip “BMW” me xhama të zinj u ndalua rastësisht nga efektivet grek dhe më pas gjatë kontrollit u kuptua se kush ishte brenda. Mediat fqinjë bëjnë të ditur se Alket Rizai kishte sigururuar leje nga burgu i Domokos por nuk dihet sesi ka mundësi që autoritetet e kanë lejuar një gjë të tillë. Ndërkohë policia në këtë rast është marrë më shumë me shqiptarin tjetër që rezulton I shpallur në kërkim për vrasje ndonëse emri nuk është bërë I ditur. Comments are closed.
|
Kategorite
All
Arkivi
March 2021
Copyright studiojaime 2020. Te gjitha te drejtat jane te rezervuara. |
Copyright © 2020