Ajo pati një muaj të ngarkuar, duke performuar në disa shfaqje dhe ngjarje virtuale të çmimeve. Dua Lipa, dukej e relaksuar teksa shëtiste me qenin e saj Dexter në New York City, të martën. Këngëtarja 25-vjeçare me origjinë shqiptare, dukej në super formë teksa kishte veshur një bluzë të bardhë, të prerë në tërthorazi, me një xhup jeshil të fryrë me përmasa të mëdha. Dua e shoqëroi pjesën e sipërme të veshjes, me xhinse të gjera të cilat kishin model të gjurmëve në secilën këmbë. Gjatë shëtitjes së saj, Dua, u fotografua duke mbajtur qenushin e saj të ëmbël nën krah, të cilin ajo dhe Anwar e birësuan verën e kaluar.
Comments are closed.
|
Kategorite
All
Arkivi
March 2021
Copyright studiojaime 2020. Te gjitha te drejtat jane te rezervuara. |
Copyright © 2020