Djali i një pasaniku grek aksidenton për vdekje të riun shqiptar, familjarët kërkojnë drejtësi1/13/2021
Një 25 vjeçar shqiptar, i cili sapo ishe diplomuar si inxhinier ka mbetur i vdekur për shkak të një aksidenti automobilistik.
Ngjarja ka ndodhur në Ekali të Athinës. Mediat greke bëjnë me dije se shkaktar i aksidentit është një 19-vjeçar, djali i një pronari të njohur të anijeve në Greqi, i cili shkeli rregullat e qarkullimit rrugor teksa drejtonte një makinë luksoze me shpejtësi. I riu shqiptar ishte duke drejtuar një motorçikletë kur u përplas nga një makinë “Mercedes GLE”, ku në timon ishte djali 19-vjeçar i një pronari të njohur të anijeve në Greqi. 19-vjeçari ishte duke u kthyer nga palestra kur ka shkelur shenjën “STOP” duke ecur me shpejtësi në drejtim të motorçikletës së drejtuar prej të riut shqiptar. Pas aksidentit, 19-vjeçari u arrestua dhe policia ka marrë monstrat e gjakut për të kuptuar nëse adoleshenti grek ishte apo jo nën efektin e drogërave dhe alkoolit. Për “Protothema”, familja e të riut shqiptar është shprehur se presin përfundimin e hetimeve për ngjarjen tragjike. “Ai ishte tepër i ri për t’u përballur me vdekjen. Kishte ëndrra që u prenë në mes. Presim përfundimin e hetimeve për të dalë më pas me një qendrim për atë që na ka ndodhur”, shprehen familjarët e shqiptarit që humbi jetën tragjikisht në Athinë. Comments are closed.
|
Kategorite
All
Arkivi
March 2021
Copyright studiojaime 2020. Te gjitha te drejtat jane te rezervuara. |
Copyright © 2020