Vëllai i Kristinës dhe Zhanetës që u vranë nga Përparim Ademi në 31 dhjetor thotë se dy motrat kanë lindur mbi 10 fëmijë që më pas janë shitur në Greqi
Sipas Bashkim Metanit, kishte një avokat që ndërmjetësonte shit-blerjen e fëmijëve. Ai thotë se motrat i treguan pak kohë para se të vdisnin. Sipas tij, nuk bëri denoncim sepse motrat insistonin për shkak të frikës. Bashkimi tha se lajmin tragjik e mori nga djali i njërës prej motrave: “Më telefonoi me video dhe më tha ‘I vrau! I vrau!’, pastaj mi tregoi me video motrat e vrara në tokë. Ishte e tmerrshme. Mora direkt motrën tjetër dhe pastaj policinë”. Vrasja ndodhi në 31 dhjetor, pikërisht në katin e tretë të këtij pallati, në zonën e Astirit. Viktimat janë Kristina Bardhi dhe Zhaneta Metani. Comments are closed.
|
Kategorite
All
Arkivi
March 2021
Copyright studiojaime 2020. Te gjitha te drejtat jane te rezervuara. |
Copyright © 2020