TIRANË - Dy janë pistat kryesore në të cilat po heton policia italiane lidhur me vrasjen dhe masakrimin e trupave të çiftit Teuta dhe Shpëtim Pasho në Itali. E para lidhet me të shkuarën e djalit të tyre dhe e dyta me mosmarrëveshjet në familje, e pranuar kjo edhe nga vajza në një lidhje për Report Tv në emisionin 'Pa Gjurmë' më 2 shkurt.
Nënkolonel Carmine Rosciano, komandant i departamentit operativ të Karabinierëve në Firence ka krijuar skemën që mund të ndihmojë në zbardhjen e plotë të motiveve të vrasjes. Çifti ka tre fëmijë dy vajza, Dorina dhe Viktoria dhe një djalë, Taulanti ky i fundit me precedent penal. Ai u arrestua në moshën 28-vjeçare dhe u burgos në burgun Sollicciano, në zonën ku dhe u gjetën 4 valixhet me trupat e masakruar të prindërve të tij. Sipas mjekëve, trupat e tyre qëndruan në valixhe ndoshta edhe me vite Taulanti lirohet nga burgu më 2 nëntor 2015, një datë e rëndësishme për grupin e hetuesve. Pse? Sepse është e njëjta ditë që çifti Pasho zhduket. Dhe më 2 nëntor 2015, ditën e zhdukjes së tyre, ata shkuan për ta marrë atë para burgut Sollicciano, ku 28-vjeçari sapo kishte vuajtur një dënim 4-vjeçar. Pikerisht atje jane vrare. Rastësi? Në qershor të vitit 2016, Taulanti arrestohet sërish për posedim të një sasie të madhe marijuanë. Për këtë ai dënohet me arrest shtëpie, por pas 15 ditësh ai arratiset dhe vijon të jetë ende në arrati. Nisur nga kjo, nje nga pista në të cilën hetohet eshte hakmarrja për prishje të pazareve të drogës. Por gjetja e trupave pranë burgut ku kryente dënimin djali dhe mbi te gjitha zhdukja pikërisht në 2 nentori, ditën që ai u lirua hap pista tjetër, ajo e mosmarrëveshjeve brenda familjes. Koloneli tha se një nga vajzat raportoi se nuk kishte komunikuar me prindërit dhe nuk dinte asgjë prej tyre prej 6 ditësh. Komunikimi i fundit me ta ishte bërë në 2 nëntor neprmjete nje sms, ndërsa vajza denoncimin e bëri më 8 nëntor të vitit 2015. Mosmarrëveshjet në familje, e pranuar kjo edhe nga vajza në një lidhje për Report Tv në emisionin 'Pa Gjurmë' më 2 shkurt. Ne cdo rast Taulanti është pika kyçe që mund të ndihmojë në zbardhjen e kësaj vrasje, sepse ai është ndoshta personi i fundit ose një nga të fundit që ka takuar prindërit e tij. Sipas hetuesve, ai mund të jetë çelësi për të zbuluar misterin e vdekjes së prindërve të tij që mbërritën nga Shqipëria për ta takuar dhe u zhdukën në të njëjtën ditë kur djali i tyre u kthye si i lirë. Si ishte historia? Sipas eskpretiza italiane mjeko ligjiore gruaja është rrahur barbarisht ku kishte shumë hematoma në fytyrë dhe shumë kocka të thyera, dëmtime që dyshohet se i kanë shkaktuar vdekjen. Ndërkohë, burri ka pasur një çarje në fyt. Mbetjet trupore të viktimave ishin mbështjellë me celofan dhe najloni, të gjitha të lidhura me shirit ngjitës dhe "të mbrojtura" nga një lloj paketimi. Një tatuazh spirancë me emrin e Vlore ndihmoi në hetimet për identifikimin e çiftit. Së pari u gjet një valixhe me bustin dhe një këmbë të burrit, pastaj një me gjymtyrët e poshtme të gruas dhe në fund valixhja e tretë me bustin e saj. Pjesa tjetër, gjymtyrët e poshtme të burrit, ishin fshehur në valixhen e katërt, e cila u gjet ditën e djeshme. Nga krahasimi i parë që i është bërë gjurmëve të gishtërinjve të kufomës, kanë rezultuar se korrespondojnë me gjurmët e gishtërinjve të Shpëtim Pashos, ndërsa rrjedhimisht mendohet se gruaja është pikërisht bashkoshortja e tij. Shqiptarja.com Comments are closed.
|
Kategorite
All
Arkivi
March 2021
Copyright studiojaime 2020. Te gjitha te drejtat jane te rezervuara. |
Copyright © 2020