Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë që ndodhi pasditen e të hënës në Greqi, ku u ekzekutua një 54-vjeçar shqiptar, ndërsa mbetën të plagosur dy djemtë e tij dhe një tjetër person.Sipas mediave vendase, 54-vjeçari së bashku me dy djemtë e tij ishin në sheshin Shen Sostis pranë banesës e tyre, kur janë qëlluar me armë zjarri. Për të shpëtuar nga të shtënat, pjesëtarët e familjes shqiptare vrapuan drejt një lokali aty pranë ku u qëlluan sërish.Si pasojë e plagëve të marra, babai i dy djemve nuk arriti të mbijetojë, ndërsa fëmijët e tij, 28 dhe 22 vjeç ndodhen në gjendje kritike në spital. Gjatë sulmit ka mbetur e plagosur edhe një 18-vjeçare e cila ishte kameriere në lokal.Sipas policisë kjo është një ngjarje që ka ndodhur pas një konflikti të çastit ndërsa nuk ka ende të dhëna për autorët e sulmit.
Comments are closed.
|
Kategorite
All
Arkivi
March 2021
Copyright studiojaime 2020. Te gjitha te drejtat jane te rezervuara. |
Copyright © 2020