Familja e Saimir Sulës, të riut që humbi jetën në spital në Spanjë, është tronditur kur mësoi se viktimës i mungonte organi i zemrës. 33-vjeçari nga Tirana vdiq në spital ku ishte shtruar pas një infeksioni në mushkëri. Pasi ndërroi jetë, trupi i tij u soll në Shqipëri.Por familjarët panë një shenjë ne pjesën e kraharorit dhe kërkuan ekspertizën ligjore. Ajo vërtetoi se Sulës i mungonte zemra. Menjëherë familjarët e tij kallëzuan çështjen në Prokurorinë e Tiranës.
Nderkohe zbardhen detaje nga dosja e Prokurorisë së Tiranës, e cila po heton një rast të shit-blerjes së organeve për një të ri shqiptar që ndërroi jetë në rrethana ende të paqarta në një spital të Barcelonës. Majlinda Sula në dëshminë e saj dhënë për organin e akuzës, ka bërë me dije se vëllai i saj, Saimir Sula ndërroi jetë në 9 maj të vitit të kaluar në Spanjë, ndërsa kishte shkuar atje për një test covid-i. Ajo tha se tamponi kishte dalë negativ por spitali nuk kishte pranuar që ta nxirrte. Majlinda pohon në dosje se në datën 9 maj kishte marrë një telefonatë nga mjekja, i cili i kishte kërkuar që ajo të paraqitej në spital, ndërsa aty i thanë se vëllait të saj i kishte pushuar zemra. Sipas saj, vëllait i ishte bërë 2 herë autopsi, ndërsa aty thuhej i ishte bërë një ampulë Haloperidol dhe më pas i pushoi zemra. Comments are closed.
|
Kategorite
All
Arkivi
February 2021
Copyright studiojaime 2020. Te gjitha te drejtat jane te rezervuara. |
Copyright © 2020