Vetëm një ditë pas vizitës në Athinë të kryeministrit Rama, kryediplomati grek Nikos Dendias ka bërë një status në facebook mbi zgjerimin me 12 milje të Greqisë në ujërat territore të detit Jon.
Dendias thotë se kalimi në Kuvend I projektligjit që sanksionon zgjerimin me 12 milje, është një moment historic I ushtrimit të së drejtës së Greqisë mbi bazën e të drejtës ndërkombëtare.Kalimi në Kuvend i projektligjit për zgjerimin e zonës ujore në detin Jon është një moment historik për ushtrimin e të drejtës së patjetërsueshme të vendit tonë, bazuar në të Drejtën Ndërkombëtare dhe të Drejtën Ndërkombëtare të Detit. Ministri i Jashtëm I Greqisë shton se projektligji për zgjerimin me 12 milje në detin Jon gjithashtu konfirmon se Greqia kërkon marrëveshje për kufijte detare me vendet fqinje sipas të Drejtës Ndërkombëtare. Projektligji konfirmon strategjinë e Greqisë për të kërkuar marrëveshje me vendet fqinje, gjithmonë sipas të Drejtës Ndërkombëtare, duke promovuar sigurinë dhe prosperitetin në rajon. Nje dite me pare Dendias priti ne nje takim privat kryeministrin Rama per disa ceshtje te rendesishme perfshire, pandemine, bashkepunimin rajonal dhe gjyqin nderkombetar mes dy vendeve per kufirin detar. Comments are closed.
|
Kategorite
All
Arkivi
February 2021
Copyright studiojaime 2020. Te gjitha te drejtat jane te rezervuara. |
Home |
About |
Services |
Menu |
Contact |
Copyright © 2015