Kontrata për aeroportin, Meta thirrje deputetëve: Reflektoni, ndryshe nuk do të ketë amnisti2/27/2021
Presidenti Ilir Meta u ka bërë thirrje deputetëve të Parlamentit për të miratuar dekretin e tij që ka rrëzuar ligjin për shtesën në kontratën e aeroportit Nënë Tereza, që zgjat afatin e koncesionit me 13 vite deri në vitin 2040.
Për ligjin e miratuar në Parlament të cilin e rrëzoi para 3 ditësh, sot kreu i shtetit thotë se ka publikuar dosjen me 43 faqe ku argumenton përse kjo marrëveshje e qeverisë për zgjatjen e kontratës koncesionare të aeroportit anti-kushtetuese dhe anti-ligjore. Në një konferencë për shtyp, Meta kërkoi nga deputetët që ta lexojnë me vëmendje këtë kontratë dhe ta rrëzojnë. “I bëj thirrje çdo deputeti dhe zyrtati të lartë të vlerësojë me shumë përgjegjësi mbi këtë nismë. Për çdo vepër penale të konsumuar gjithçka do të mbahet shënim dhe nuk do të ketë kurrë amnisti por vetëm drejtësi. Po u jap mundësinë të gjithë deputetëve të reflektojnë dhe të ruajnë të pacënuar interesin publik duke kthyer mbapsht në Këshillin e Ministrave këtë nismë. I ftoj të gjithë deputetët të njihen me argumentet ligjore edhe në faqen zyrtare të institucionit të Presidentit. Këtu janë 43 faqe me argumente kushtetuese ligjore dhe gjithçka tjetër që është një ftesë për të gjithë deputetët ta lexojnë, por edhe për opinion publik që të njihet me këtë “kryevepër” të kapjes së shtetit”. E ndërsa gjatë paradites së sotme, kreu demokrat Lulzim Basha ka firmosur marrëveshjet me aleatët e tij të PR, PDIU, PAA, PDK, LZHK dhe PBDNJ, për t´u përfaqësuar në zgjedhjet e 25 prillit me koalicionin “Shqipëria Fiton”, pasdite pritet të arrihet marrëveshja edhe me FRD e Bamir Topit.
Nga raportimet mësohet se në orën 18:00 në selinë e PD do të shkojë Sali Shehu, ish-deputet i kësaj partie, i cili si përfaqësues i FRD pritet të zyrtarizojë marrëveshjen me demokratët për të qenë pjesë e koalicionit Shqipëri Fiton. Më herët ishin zhvilluar negociata mes PD dhe FRD për arritjen e një marrëveshjeje, e cila duket se do të konkretizohet gjatë orëve të pasdites. Nuk dihet nëse marrëveshja mes PD dhe FRD do të përcaktojë përfshirjen e Bamir Topit si kandidat për deputet në listën shumëemërore të koalicionit apo jo. Topi, i cili deri në 2007 ishte nënkryetar i PD dhe më pas kaloi në Postin e Presidentit të Republikës, ka pasur përplasje të forta me PD dhe veçanërisht me ish-Kryeministrin Sali Berisha. Pasi u largua nga posti i Presidentit, Topi krijoi Frymën e Re Demokratike, e cila herë shfaqej si opozitare dhe herë si mbështetëse e PS-së. Tashmë duket se FRD do të jetë në koalicionin e drejtuar nga PD e Lulzim Bashës. “Presidenti ka ikur nga trutë”/ Meta: Do kërkoj ligj për të kontrolluar psiqikisht Kryeministrin2/22/2021
Nga Vlora, presidenti Ilir Meta deklaroi se në votimet e 25 prillit do të ketë pjesëmarrje historike.
Ai paralajmëroi se cilido që do të tentojë të pengojë shqiptarët për të mos votuar, duhet “të lidhë kokën me peshqir”, pasi sipas tij, e gjithë Shqipëria do ngrihet në këmbë. “Me pasaporta, me karta, me shpata shqiptarët do shkojnë të votojnë më 25 prill, kjo histori ka përfunduar. Kushdo që do t’i demoralizojë, të lidhë kokën me peshqir. Pjesëmarrja do jetë historike. Shqipëria do ngrihet më këmbë. Shqiptarët e kanë kuptuar se fuqia e tyre është vota. Vota është e drejta e pronës, e drejta për punë, e drejta për të përballuar një jetë me dinjitet, për t’u përfshirë nga pikëpamja sociale dhe ekonomike. Çdo përpjekje për të demoralizuar shqiptarët është e dështuar. Të gjithë të shkojnë dhe të votojnë për të ardhmen europiane të Shqipërisë, për dinjitetin e tyre, kundër shpopullimit të Shqipërisë. Është një dramë e madhe”, tha Meta. Pas fitores del pasuria e Albin Kurtit, ka vetëm 934 euro, bashkëshortja 200 mijë euro borxhe2/15/2021
Pas fitores së partisë Lëvizja Vetëvendosja, është zbardhur pasuria e kreut të saj Albin Kurtit. Mediat kosovare shkruajnë se Kurti jeton në një banesë, e cila është në pronësi të bashkëshortes së tij me vlerë 400 mijë euro.
Ai nuk zotëron as makinë dhe as toka. Po ashtu, del se Albin Kurti ka vetëm 934 euro në bankë, ndërsa bashkëshortja e tij ka 242 mijë e 224 euro borxh |
Kategorite
All
Arkivi
February 2021
Copyright studiojaime 2020. Te gjitha te drejtat jane te rezervuara. |
Copyright © 2020