Një 18-vjeçar me origjinë shqiptare, ka ndërruar jetë teksa ngjitej në malin Marmagna. Bëhet fjalë për Marinel Senkan, i cili jetonte dhe punonte në Pontremoli.
Mëngjesin e së shtunës, i riu, së bashku me disa miqtë e tij, u larguan nga Pontremoli për të ngjitur malin Marmagna. Të rinjtë, shkruajnë mendiat italiane, nënvlerësuan rrezikun e itinerarit dhe mbi të gjitha praninë e madhe të bores në disa pika. Alpinistët po përpiqeshin të kapërcenin një grykë, mirpo rezultoi fatale për të riun shqiptar, një distancë e shkurtër nga pika ku po këtë muaj humbi jetën edhe një 60-vjeçar. “Pegaso 3” shkoi menjëherë në vendngjarje, mirëpo, era e fortë bëri të pamundur ndërhyrjen me helicopter. Për pasojë, trupi i tij u nxor në mbrëmje. Një 18-vjeçar në Kukës është ndaluar nga policia pasi qëlloi me armë zjarri tip pistoletë gjatë konfliktit me një person tjetër për vendin e parkimit të makinës.
Policia u sinjalizua nga qytetarët për sherrin që po ndodhte dhe pasi shkoi në vendngjarje, ndaloi adoleshentin G.Sh. dhe e shoqëroi në komisariat. Policia sqaron se 18-vjeçari qëlloi në ajër me pistoletë pas konfliktit, ndërsa nga ngjarja nuk ka persona të lënduar. Uniformat blu dyshojnë se arma është e tipit zhurmuese. Pistoleta dhe një gëzhojë u sekuestruan nga grupi hetimor, ndërkohë vijojnë hetimet dhe procedurat ligjore për këtë rast Kontrata për aeroportin, Meta thirrje deputetëve: Reflektoni, ndryshe nuk do të ketë amnisti2/27/2021
Presidenti Ilir Meta u ka bërë thirrje deputetëve të Parlamentit për të miratuar dekretin e tij që ka rrëzuar ligjin për shtesën në kontratën e aeroportit Nënë Tereza, që zgjat afatin e koncesionit me 13 vite deri në vitin 2040.
Për ligjin e miratuar në Parlament të cilin e rrëzoi para 3 ditësh, sot kreu i shtetit thotë se ka publikuar dosjen me 43 faqe ku argumenton përse kjo marrëveshje e qeverisë për zgjatjen e kontratës koncesionare të aeroportit anti-kushtetuese dhe anti-ligjore. Në një konferencë për shtyp, Meta kërkoi nga deputetët që ta lexojnë me vëmendje këtë kontratë dhe ta rrëzojnë. “I bëj thirrje çdo deputeti dhe zyrtati të lartë të vlerësojë me shumë përgjegjësi mbi këtë nismë. Për çdo vepër penale të konsumuar gjithçka do të mbahet shënim dhe nuk do të ketë kurrë amnisti por vetëm drejtësi. Po u jap mundësinë të gjithë deputetëve të reflektojnë dhe të ruajnë të pacënuar interesin publik duke kthyer mbapsht në Këshillin e Ministrave këtë nismë. I ftoj të gjithë deputetët të njihen me argumentet ligjore edhe në faqen zyrtare të institucionit të Presidentit. Këtu janë 43 faqe me argumente kushtetuese ligjore dhe gjithçka tjetër që është një ftesë për të gjithë deputetët ta lexojnë, por edhe për opinion publik që të njihet me këtë “kryevepër” të kapjes së shtetit”. FDA: Vaksina e Johnson & Johnson, e sigurtë
Agjencia Amerikane e Barnave miratoi të premten vaksinën me një dozë të zhvilluar nga Johnson & Johnson, duke e quajtur të sigurtë dhe efikase. Deri më tani Shtetet e Bashkuara janë vendi më i goditur në botë nga pandemia dhe autorizimi për përdorim emergjent i një vaksine të tretë lehtëson përpjekjet e administratës Biden për të luftuar pandeminë. Më herët SHBA ka miratuar vaksinat e Pfizer dhe Moderna. “Ne do të përdorim çdo mënyrë të mundshme për të zgjeruar prodhimin e vaksinave. Sa më shpejt që të jetë e mundur”, tha Presidenti Joe Biden ndërsa vendi shënon mbi 510,000 viktima. J&J tha se vaksina e saj me vetëm një dozë mund të ruhet për një kohë të gjatë në temperatura standarde frigoriferike, gjë që “ofron përparësi logjistike dhe praktike” krahasuar me vaksinat e tjera. Ndërsa fushatat e vaksinimit rriten në kombet më të pasura, në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të bashkuara mori mbështetje unanime një rezolutë që kërkon përmirësim e shpërndarjes së vaksinave në vendet e goditura nga konfliktet dhe në vendet e varfra. Por për Tedros Adhanom Ghebreyesus, Drejtor i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, vendet më të pasura duhet të heqin dorë nga të drejtat e pronësisë intelektuale të vaksinave në mënyrë që të zgjerohet prodhimi. Ideja kundërshtohet me forcë nga shumë vende të pasura dhe nga industria farmaceutike. |
Kategorite
All
Arkivi
February 2021
Copyright studiojaime 2020. Te gjitha te drejtat jane te rezervuara. |
Copyright © 2020