Reshjet e shiut të rëna gjatë ditëve të fundit kanë shkaktuar përmbytje dhe dëme të mëdha në shumë zona të Shkodrës.
Madje, në disa fshatra rrezikohet edhe jeta e banoëve. Të paktën ky është konkluzioni i Bashkisë së Shkodrës, që mëngjesin e sotëm ka kërkuar nga qeveria që të shpallet gjendja e fatkeqësisë natyrore në zonën Ana Malit, Dajçit dhe Shkodrës. “Sot situata është përkeqësuar duke rrezikuar seriozisht shtëpitë dhe jetën e banorëve në Shirq të Dajçit, rrjedhojë e rritjes së vazhdueshme të shkarkimeve dhe prurjeve në zonën e NënShkodrës. Argjinatura mbrojtëse është çarë dhe uji vërshon me shpejtësi duke përmbytur shumë shpejt banesat, gjënë e gjallë, shkollën “Pjetër Gaci”, Qendrën Komunitare, Qendrën Shëndetësore. Kërkesa për shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore në Anën e Malit, Dajç dhe në Shkodër duhet të shqyrtohet menjëherë. Mosmarrja e përgjegjësisë ligjore për trajtimin e emergjencës është e patolerueshne në rastin e rrezikut. Ky është detyrim përkundrejt njerëzve dhe pasurisë së tyre private e publike”, thuhet në deklaratën e Bashkisë së Shkodrës. Reshjet intensive të shiut të rëna përgjatë dy javëve të fundit kanë përmbytur mijëra hektarë tokë në zonën e Shkodrës. Emergjencat Civile dhe forcat e ushtrisë kanë ndërhyrë duke u shkuar në ndihmë banorëve për t’i furnizuar me ushqime. Ndërkohë në qarkun e Durrësit, autoritetet thonë se uji është tërhequr në 80 përqind të zonave të prekura nga përmbytjet. Autoritetet vendore kanë nisur punën per pastrimin e kanalave kulluese në zonat që u prekën nga përmbytjet si pasojë e daljes se lumit Erzen nga shtrati. Comments are closed.
|
Kategorite
All
Arkivi
February 2021
Copyright studiojaime 2020. Te gjitha te drejtat jane te rezervuara. |
Copyright © 2020