Lulzim Basha zhvilloi një takim me shoqatën e fasonëve të Shqipërisë ku i prezantoi ketij sektori programin ekonomik te PD.
Sipas liderit të opozitës, fasonet jane një nga sektorët kyç të ekonomisë shqiptare pasi punësojne një numër madh personash. Ai tha se mbi 15 mijë veta kanë humbur vendin e punës vetëm në sektorin e fasonerise si pasoje e politikave te gabuara te qeverise. “Pa pikë diskutimi sektori i fasonëve është një nga sektorët kyç të ekonomisë shqiptare, për arsyen që sapo thatë, numrin e madh të personave që punësoni. Në shumë raste këta janë edhe personat e vetëm që sjellin të ardhura në familjet e tyre. Po kështu zhvillimet e viteve të fundit, duke përfshirë edhe zhvillimet e pandemisë, nga njëra anë ju kanë dëmtuar, ju kanë goditur rëndë. Mbi 15 mijë veta kanë humbur vendin e punës vetëm në sektorin tuaj, ky është lajmi i keq. Lajmi i mirë është që si pasojë e zhvillimeve globale, tregjet kryesore ku ju çoni produktin tuaj po mendojnë të zhvendosin apo të fuqizojnë zinxhirin e furnizimit që do të thotë që në qoftë se Shqipëria njësoj si vendet e tjera të rajonit tonë janë gati kontratat tuaja mund të rriten, mund të shumëfishohen dhe aftësia juaj për të punësuar më shumë njerëz dhe për t’i paguar më mirë mund të rritet. Natyrisht për këtë ju duhet të keni në krah shtetin. Basha tha se programi i propozuar nga PD nuk është një paketë premtimesh, apo program mrekullish, por program normalizimi dhe rimëkëmbje të ekonomisë, me të cilin fiton Shqipëria. Comments are closed.
|
Kategorite
All
Arkivi
March 2021
Copyright studiojaime 2020. Te gjitha te drejtat jane te rezervuara. |
Copyright © 2020