Një 40-vjeçar mbeti i vrarë me armë zjarri pasditen e kësaj të shtune në qytetin e Vlorës. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 18:16, në lagjen “29 Nëntori”, në afërsi të Bibliotekës të qytetit.Viktima është 40-vjeçari Gentian Qarri. Klan News raporton se ai po kalonte pranë Kishës Ortodokse kur u qëllua nga persona ende të paidentifikuar, të cilët lëviznin me një automjet.Qarri mbeti fillimisht i plagosur dhe u dërgua në spital, ku si pasojë e plagëve të marra ndërroi jetë.
Nuk i ka mbijetuar plumbave 40-vjeçari që mbeti i plagosur mbrëmjen e sotme në Vlorë. Policia deklaron zyrtarisht se Gentian Qari ka ndërruar jetë në spital.“Më datë 06.02.2021, rreth orës 18:16, në lagjen “29 Nëntori”, në afërsi të Bibliotekës të qytetit është plagosur me armë zjarri, në rrethana ende të paqarta shtetasi G. Q., rreth 40 vjec, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spitalin e Vlorës. Shërbimet e Policisë kanë mbërritur menjëherë në vendgjarje ku është rrethuar zona dhe janë ngritur pika kontrolli në hyrje dhe në dalje të qytetit dhe përgjatë rrugëve që lidhin njësitë administrative me qëllim kapjen e autorit. Grupi hetimor po vijon punën për sekuestrimin e çdo prove materiale që do ti shërbej zbardhjes së ngjarjes dhe identifikimit të autorit/ve”, deklaron policia. Comments are closed.
|
Kategorite
All
Arkivi
March 2021
Copyright studiojaime 2020. Te gjitha te drejtat jane te rezervuara. |
Copyright © 2020