Autoriteti Rrugor Shqiptar ka informuar mbi situatën e akseve rrugore në vendin tonë, duke treguar zonat më problematike .
Për shkak të temperaturave të ulëta dhe ngricave, ARRSH këshillon drejtuesit e automjeteve që të lëvizin vetëm me goma dimri ose zinxhirë, të reduktojnë shpejtësinë, si dhe të respektojnë sinjalistikën. Rajoni verior Rekomandohem me zinxhirë: Bicaj -Bushtrice K.Domaj -Draje Rec Kuben-Vasije (pjesërisht me zinxhirë). Peshkopi- Qafë Drajë (pjesërisht me zinxhirë). Ura e Cerenecit -Klenjë (15 kilometrat e para me zinxhirë). Qafë Mali-Fierzë Rrugët ku po punohet për pastrimin e rrugës: Trebisht-Dogane(xhepisht), Ura e Çerenecit-Klenjë. Ura e Çerenecit-Sterblevë 15 kilometrat. Rajoni qendror Rekomandohet qarkullimi me zinxhirë: -Laç-Milot, Halilaj-Krujë, Krujë-Sarisalltik. Nga Surreli e sipër rekomandohen vendosja e zinxhirëve ose gomave dimërore. Elbasan-Gjinar, Gramsh Kodovjat-Mollë Grabovë, Lunik Steblevë. Pjesërisht me zinxhirë K.Zëmblak-Goricë. Rajoni jugor Rruga e Dardhës dhe Qafa e Qarrit me goma dimërore ose zinxhirë. Voskopja pa zinxhirë. Në Llogara është bërë shpërndarja e vazhdueshme e kripës. Kontraktorët janë në terren për pastrimin e akseve dhe shpërndarjen e kripës. Comments are closed.
|
Kategorite
All
Arkivi
March 2021
Copyright studiojaime 2020. Te gjitha te drejtat jane te rezervuara. |
Copyright © 2020