Arrestohet 30-vjeçari shqiptar në Greqi, dyshohet se përdhunoi 15-vjeçaren me probleme mendore1/21/2021
Volos/ Një shqiptar, 30 vjeç u arrestua nga policia greke, pasi akuzohet se ka përdhunuar një 15-vjeçare, me probleme mendore.
Ngjarja ka ndodhur të martën në mbrëmje në qytetin e Volos. Sipas mediave greke, shqiptari dhe e mitura janë njohur në rrjetet sociale dhe pas kësaj janë takuar. Prindërit e viktimës, pasi dëgjuan dëshminë e 15-vjeçares, depozituan një padi në polici duke pretenduar se, shqiptari kishte përfituar nga paaftësia e pjesshme mendore e vajzës për të abuzuar më pas seksualisht me të. Pas kësaj 30-vjeçari u arrestua. Por gjatë marrjes në pyetje, shkruajnë mediat greke, ai ka mohuar të ketë abuzuar me vajzën, kurse ka thënë se vetëm e ka puthur atë. Mirëpo, ka dyshime se deklarata është e rremë. Shqiptari nën akuzë mund të dënohet së paku 10 vjet heqje lirie. Comments are closed.
|
Kategorite
All
Arkivi
March 2021
Copyright studiojaime 2020. Te gjitha te drejtat jane te rezervuara. |
Copyright © 2020