Duke filluar nga dita e nesërme në vend pritet përkeqësim i ndjeshem i motit.
Sipas autoriteteve portuale të Durrësit, i gjithë bregdeti do të përfshihet nga era e fortë, shpejtësia e së cilës do shkojë deri në 30 milje në orë. Autoritetet i kerkojne peshkatarëve që të shmangin daljen në det në ditët në vijim. Po ashtu, në vend do të rikthehen edhe reshjet e shiut përgjatë zonave të ulëta. Ndersa ne veri do te kete deborë në zonat malore. Referuar kësaj situate, shtabet e emergjencave po punojnë për t’u ardhur në ndihmë të gjithë qytetarëve që rrezikojnë të preken nga përmbytjet. Comments are closed.
|
Kategorite
All
Arkivi
March 2021
Copyright studiojaime 2020. Te gjitha te drejtat jane te rezervuara. |
Copyright © 2020